Sociale

Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

Shkruar nga Liberale
Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen

Zjarri në Sevaster të Vlorës është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara. Flakët po i afrohen banesave, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të thyer dhe erës që favorizon përhapjen.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe është përhapur në kodrat përreth, në afërsi të fshatrave Velç, Ramic, Verbas dhe Matogjin të njësisë administrative Brataj.

Sevasteri është një nga 13 vatrat ende aktive nga gjithsej 29 të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Situata vijon të jetë shqetësuese edhe në qarqe të tjera si Dibra, Gjirokastra, Delvina dhe Berati, ku zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje dhe kullota.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH