Në Ditën Botërore të Hepatiteve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se falë programit të vaksinimit universal, Shqipëria ka arritur suksese domethënëse në luftën kundër hepatitit B. Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar. Mbi 90% e rasteve të reja me hepatit B ndodhin nga transmetimi nga nëna tek fëmija, si dhe gjatë fëmijërisë së hershme. Grupe të tjera janë në rrezik të lartë nga hepatiti B dhe C, përfshirë njerëzit që injektojnë drogë, njerëzit që bëjnë tatuazhe, partnerët e atyre që janë me hepatit B, si dhe stafi shëndetësor.
Falë programit të vaksinimit universal, Shqipëria ka arritur suksese domethënëse në luftën kundër hepatitit B.
Një studim kombëtar i realizuar në vitin 2025 nga ISHP, me mbështetjen e OBSH/Europa dhe Institutit Robert Koch, konfirmoi se asnjë nga mbi 2,000 fëmijët 6–7 vjeç të përfshirë nuk rezultoi pozitiv për hepatit B.
Vaksinimi në lindje dhe mbulimi me dozën e tretë është shumë i lartë.
Shqipëria ka arritur objektivat e kontrollit dhe eliminimit të hepatitit B tek fëmijët. Një hap i rëndësishëm drejt eleminimit të hepatitit B deri në vitin 2030 dhe sigurimit të një brezi te ardhshëm pa hepatit B.