Situata nga zjarret vijon të mbetet ende kritike.
Në disa fshatra të bashkisë së Himarës gjendja është serioze, me një vatër të madhe zjarri active mbi fshatin Sasaj, tre vatra në Lukovë dhe një tjetër në Shën Vasil.
Gjatë gjithe natës situata u rëndua në këto zona per shkak të erës e cila I shtyu flakët drejt shtëpive. Për pasojë, mbrëmjen e djeshme janë evakuuar banorët e fshatit Sasaj, të cilët janë detyruar të qendrojnë në një zonë të hapur në qendër.
E njëjta situatë ishte edhe në Lukovë dhe Shën Vasil.
Zjarrfikësit, policia, emergjencat civile dhe forcat e ndërhurjes së shpejtë ndodhen qëndrojnë në terren pasi zjarri rikativizohet sa herë nis era.
Po ashtu, sot në orën 5 të mëngjesit shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës, pasi izoloi një vatër në fshatin Zhulat, u nis drejt malit të Skërficës për izolimin e zjarrit që vjen nga Delvina.
Edhe në verilindje, terreni I thyer vështirëson izolimin e flakëve. Vatra e zjarrit në fshatin Plan I Bardhë të Bashkisë Klos është e izoluar ndërsa flakët ne Malin e Allushit, vazhdojnë të shkrumbojnë pyje.
Dëme të mëdha janë shkaktuar nga zjarret edhe në Parkun Kombëtar të Lurës.