Sociale

Sot temperatura përvëluese, termometri ngjitet në 43°C

Shkruar nga Liberale
Sot temperatura përvëluese, termometri ngjitet në 43°C

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe mot i nxehtë.

Parashikohet mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes.

Era do të fryjë nga juglindja në drejtim të veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare prej rreth 6 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe lugina, herë pas here, mund të arrijë deri në 7–9 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të lehtë të forcës 1–2 ballë.

Temperaturat do të jenë shumë të larta, me vlera maksimale që pritet të shkojnë deri në 43°C.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH