Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e partisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Mësohet se fokusi i diskutimeve u përqendrua tek zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Dy ditë më pas, më 11 janar, do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit, që për herë të parë do të ushtrojnë të drejtën e votës nga vendi ku jetojnë, pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shqiptare ka porositur strukturat të jenë të përgatitur për këtë proces.
Ndër të tjera Rama ka porositur drejtuesit politikë, të jenë të angazhuar dhe të dëgjojnë shqetësimet dhe problematikat, me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.
Theksojmë se kjo është mbledhja e dytë e kryesisë së PS brenda një jave, ndërsa në ditët nën vijim mbledhjet pritet të jenë më të shpeshta, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025.