Politikë

A do të prishet marrëveshja? Endri Shabani i jep një tjetër “shans” Lapajt: E kemi falur Adriatikun, nuk e djegim jorganin për një plesht

Shkruar nga Liberale

A do të prishet marrëveshja? Endri Shabani i jep një tjetër

Kreu i "Nisma Thurje", Endri Shabani ka reaguar në rrjetet sociale, pasi KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit, familjare e Adriatik Lapajt.

Shabani shkruan se i afërmi i tij u dorëhoq dhe mandatin e mori kushërira e Adriatik Lapajt. Sipas Shabanit, pa votat e Nismës Thurrje, Kleana Xhuvani nuk do të mund të futej dot në Parlament.

Ai shprehet se e kanë falur Adriatik Lapajn për përplasjen që patën gjatë ditëve të fundit se kush do të merrte mandatin.

POSTIMI I PLOTË

 U mbars mali dhe…Njëmijë akuza.

Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!

Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.

Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.

Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!

Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.

Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.

Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.

Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH