Politikë

Veliaj reagon sërish nga qelia: I burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit

Shkruar nga Liberale

Veliaj reagon sërish nga qelia: I burgosur pa gjyq, me një dosje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu mbrëmjen e kësaj të marte. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se është i burgosur pa gjyq enkas për ta mbajtur larg punëve të qytetit.

Por, siç shkruan kryebashkiaku puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet.

Veliaj shton se shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore që janë ndërtuar.

Postimi i Erion Veliajt:

Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet! 

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. 
Forca!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH