Politikë

Vangjel Tavo merr postin e lartë nga qeveria 

Shkruar nga Liberale
Vangjel Tavo merr postin e lartë nga qeveria 

Këshilli i ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të dy prefektëve, të qarkut të Fierit dhe të Vlorës.

Konkretisht është liruar nga detyra Rajmonda Balilaj e pezulluar më herët nga detyra me vendim të GJKKO pasi po hetohet nga SPAK për një tender të dhënë në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë Patos.

V e n d i m për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Fierit; Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosur: Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.”

Ndërkaq teksa njoftohet lirimi nga detyra i prefektit të qarkut të Vlorës Flamur Mamaj, bëhet me dijet se në vend të tij emërohet Vangjel Tavo.

"Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH