SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit.
Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsuon, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.
Ndërkaq, Kryemadhit iu komunikuan akuzat ne mesditë nga SPAK ndersa ish-presidentit Meta pritet ti komunikohen akuzat ne oren 14:00.
Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.
Brenda pak dite SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seancë paraprake GJKKO do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotesim apo pushohet.
Kujtojmë se Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.