Dasma e Aleks Soros, djalit të miliarderit George Soros, me Huma Abedin dy ditë më parë, bëri bashkë figura politike dhe ato të biznesit me së pasurive të mëdha.
Ceremonia u mbajt të shtunën në një nga pronat e familjes Soros në Water Mill, Nju Jork, ku tërhoqi rreth saj shumë avionë privatë dhe një grup ish-ndihmësish të Clintonëve.
Dasma madhështore mori vëmendjen e medieve botërore, si dhe revistave më të famshme, të cilat përzgjodhën disa nga momentet më pikante të dasmës, për t'i publikuar në rrjete sociale.
Theksojmë se i pranishëm në këtë dasmë ishte i pranishëm edhe kryeministri ynë, Edi Rama. Ashtu siç edhe u bë me dije, kreu i qeverisë shqiptare mbajti dhe një fjalim të shkurtër për mikun e tij Alex, ku ky i fundit e quan "vëlla".
Dhe deri më tani Rama nuk ka publikuar asnjë foto nga eventi i rëndësishëm, por ishte prestigjozja Vogue, e cila ndau disa foto nga dasma.
Kryeministri kishte veshur një kostum ngjyrë pana, të kombinuar me një këmishë ngjyrë të bardhë dhe një papion në ngjyrë të kuqërremtë.