Politikë

Ilir Meta kërkon lirinë, GJKKO cakton DATËN për seancën e radhës të ish-Presidentit

Shkruar nga Liberale

Ilir Meta kërkon lirinë, GJKKO cakton DATËN për seancën

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 20 qershor për zhvillimin e seancës për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta, i cili kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Mbrojtja e Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë, pasi sipas tij në rastin “Meta” janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen.

Ish-presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.

Në hetim është edhe ish- bashkëshortja e tij, deputetja, Monika Kryemadhi, por kjo e fundit në një masë të butë sigurie, detyrim paraqitje.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH