Politikë

72 Po, 1 Jo! Ligji për Energjinë në Ndërtesa kalon me ‘frymën e fundit’ në Parlament

Shkruar nga Liberale.al

72 Po, 1 Jo! Ligji për Energjinë në Ndërtesa kalon me

Parlamenti miratoi sot me 72 vota pro dhe vetëm 1 kundër projektligjin për performancën e energjisë në ndërtesa, një nismë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e propozuar nga ministri Taulant Balla.

Seanca u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, por këtë herë nuk ishte ligji në qendër të vëmendjes, por zgjedhjet dhe përplasjet politike. Mungesa e shumë deputetëve nga të dy krahët u ndje fort në sallë.

Për të siguruar kuorumin, u bë një pushim prej 10 minutash, derisa të sigurohej prezenca minimale e kërkuar për të votuar. Në fund, me vetëm 73 deputetë të pranishëm, ligji u votua.

Deputeti i vetëm nga opozita që qëndroi në sallë dhe votoi kundër ishte Dashnor Sula. Ndërkohë, mazhoranca ia doli falë prezencës së deputetëve të PSD-së së Tom Doshit, të cilët i dhanë “oksigjenin” e nevojshëm për të kaluar ligjin.

Ministrat Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe Mirela Kumbaro ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH