Politikë

Së shpejti do të jenë kolegë në Kuvend! Zegjine Çaushi ‘thumbon’ Gazmend Bardhin: O Gazo, të dogji xhani për mua në këtë vapë?”

Shkruar nga Liberale.al

Së shpejti do të jenë kolegë në Kuvend! Zegjine

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, nuk ka lënë pa përgjigje përmendjen që i bëri sot Gazmend Bardhi në seancën plenare të Kuvendit. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe thumbues, Çaushi publikoi një videomesazh ku ironizon kreun e grupit parlamentar të PD-së.

“O Gazo, o heroi i PD-së! Tu dogj xhani për mua o yll?”, thotë ajo mes ironisë, duke shtuar se në këtë vapë të qershorit Bardhi "po kërkon pak vëmendje" – të cilën ajo thotë se ia jep me dëshirë.

Në videon e postuar në Instagram, Çaushi i përmend Bardhit edhe situatën pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit në Fier, duke i kujtuar “trishtimin” që, sipas saj, i ka shkaktuar marrëdhënieve të Bardhit me Berishën.

“Baba Bufi jeton vetëm për të të parë ty rrugëve, duke u hequr zvarrë o lumëmadh,” shton ajo në një pasazh që ka ndezur rrjetet.

Në fund, Çaushi lëshon edhe një “paralajmërim” thumbues për shtatorin: “Do jemi bashkë për 4 vjet. Po të la Baba Bufi, se ndoshta të kërkon dorëheqjen që t’ia lësh vendin Gentit.”

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH