Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy” u ndal tek paga mesatare në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Instat, Rama deklaroi se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro.
Në sektorin publik kryeministri u shpreh se paga mesatare është në 1030 euro dhe ky prag shtoi ai do të rritet sërish.
“Paga mesatare në Shqipëri e nxjerrë nga INSTAT së fundmi është 830 euro. Paga mesatare e përgjithshme, pra kombinimin i sektorit publik me atë privat. Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro sot që flasim dhe do ngrihen edhe më shumë”, u shpreh Rama.