Politikë

Policia e Tiranës dhe PD ranë dakort, ja ku do të zhvillohet protesta ditën e nesërme

Shkruar nga Liberale

Policia e Tiranës dhe PD ranë dakort, ja ku do të zhvillohet

Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e nesërme në kryeqytet, që përkon dhe me Samitin Politik Evropian në kryeqytetin tonë.

Protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri në Tiranë.

Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

Më herët Partia Demokratike njoftoi uniformat blu se do të mbante protestën pranë Bulevardit Zogu i Parë, por kjo nuk u aprovua nga policia për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur më herët se protesta do të jetë paqesore me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.

 

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH