Të dhënat e fundit të numërimit të votave në rang kombëtar mbajnë PS-në në kuotën e mbi 80 mandateve, por PS nga 83 ka zbritur në 82 pas numërimit të fundit.
Deri në orën 20:30 numëruesit kanë numëruar 3538 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate mxjerrin partinë në pushtet fituese ansolute.
Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka siguruar 52 mandate, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.