Një nga bashkëpunimet më të gjata në muzikën shqiptare duket se ka marrë fund. Dafina Zeqiri është ndarë nga menaxhmenti i saj, me të cilin kishte punuar për më shumë se një dekadë. Lajmi është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë vënë re se ajo dhe Pëllumb Gjini nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Gazetari Miftar Zejnullahu tha se ende nuk dihen arsyet e ndarjes, por kjo prishje ka befasuar shumë ndjekës, duke qenë se marrëdhënia e tyre profesionale ka qenë e gjatë dhe e suksesshme.