Politikë

Nga Lushnja, Rama kujton Bashkim Finon dhe flet për një fitore të madhe më 11 maj

Shkruar nga Liberale.al

Nga Lushnja, Rama kujton Bashkim Finon dhe flet për një fitore të

 Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral të Partisë Socialiste në qytetin e Lushnjës, ku nuk munguan mesazhet për mobilizim, por edhe homazhet për figura të rëndësishme të së shkuarës socialiste. Në hapje të fjalës së tij, kreu i qeverisë kujtoi ish-deputetin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në vitin 2021, duke e cilësuar si një figurë të paharruar të PS-së dhe përfaqësues të denjë të Lushnjës.

“Dua të besoj se Bashkim Fino po na shikon nga lart, dhe se të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë të tjerë që nuk janë sot në shesh, do të jeni pa diskutim në kutitë e votimit të dielën,” tha Rama, duke shtuar se edhe shqiptarët nga diaspora po kontribuojnë me votën e tyre për një fitore të thellë më 11 maj.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Lushnjës dhe Divjakës, Rama theksoi se fitorja në zgjedhje nuk është thjesht një triumf politik, por një mjet për të çuar përpara objektivat e përbashkëta të qytetarëve dhe qeverisjes.

“Nuk jemi në një garë sportive, ku fitorja është thjesht një rezultat. Fitorja është mënyra për të çuar më tej punën që kemi nisur – për transformimin nga qendrat e qyteteve deri në zonat më të largëta të territorit. Dhe kjo është bërë falë punës suaj dhe mbështetjes së përhershme,” u shpreh kryesocialisti.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH