Politikë

"Ika njëherë dhe erdhi një i ri..."/ Berisha për dorëheqjen: Këtë pyetje nuk ma bëni dot mua

Shkruar nga Liberale

"Ika njëherë dhe erdhi një i ri..."/ Berisha për

Kryetari i Partisë Demokratike ka lënë të kuptohet sot se nuk ka më ndërmend ta japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se iku njëherë kur zgjedhjet nuk ishin farsë, ndërkohë që ato të 11 Majit PD-ja nuk i njeh, e për rrjedhojë Berisha nuk do të largohet.

“Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë (dorëheqjen). Unë e kam bërë realitet. Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen. Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD. Pasi u zgjodh, unë e mbështeta sepse unë isha thjesht një anëtar partie luajal i forcës time politike. Por nuk mund të mos thuash se nuk ishte i ri. Ishte i ri”.– tha Berisha.

Për të përforcuar qëndrimin e tij se nuk do të largohet pas humbjes së zgjedhjeve në 11 Maj, Berisha tha:

“Por pyetja që më bëtë, unë jam njeriu që e kam provuar dhe e kam faktuar. Dhe kam vepruar shumë drejt. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi. Mendova se një gjeneratë e re do ishte një shans i madh për forcën politike”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH