Politikë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani nis nesër tur 3 ditor në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi

Shkruar nga Liberale

Ministri i Jashtëm Igli Hasani nis nesër tur 3 ditor në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 – 18 Janar turin 3 ditor rajonal në: Kosovë- Maqedoni e Veriut – Mal i Zi.

Ndalesa e parë do të jetë në Kosovë, ku Ministri Hasani do të pritet nga homologia Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për shtyp, për të vijuar me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Ndërsa të mërkurën, Hasani do të pritet në Shkup nga homologu Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Në Mal të Zi, ditën e enjte, Ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.

Ky tur synon të bëjë më përmbajtësor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH