Si sot 35-vjet më parë u organizua revolta e parë anti-komuniste, në stadiumin e Kavajës, gjatë dhe pas ndeshjes Besa-Partizani
Në 25 mars 1990 në stadiumin e Kavajës pati protesta gjatë ndeshjes Besa-Partizani, ku mbarë qyteti u ngrit në këmbë e protestoi fuqishëm me parullat “Poshtë diktatura”, “Liri-demokraci”, “Poshtë Nexhmije Hoxha”. Numri i të rinjve, sipas raportimeve të Sigurimit të Shtetit ishte prej 200-300 vetë.
Pas kësaj, djemtë e Kavajës u përleshën me forcat policore dhe disa prej tyre u arrestuan. Në 10 korrik, të po atij viti, do të vritej 21-vjeçari Josif Budo, pjesmarrës në këto protesta.
Thirrjet për protestë në ndeshjen “Besa”- “Partizani” në minutën e ‘80 me thirrjet pa pushim “Liri-Demokraci” ndezën protestat në mbarë Shqipërinë gjë që më pas çoi brenda vitit në rënien e regjimit komunist.