Globi

Rrëzohet avioni në SHBA mbi një shtëpi, shpërthen në flakë, asnjë i mbijetuar nga anëtarët e bordit

Shkruar nga Liberale
Rrëzohet avioni në SHBA mbi një shtëpi, shpërthen

Një avion i vogël u përplas mbi një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Mediat e huaja raportojnë se të gjithë anëtarët, që ishin në bord të avionit humbën jetën, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i tyre.

Pamjet e momentit të përplasjes u publikuan në rrjetet sociale, duke treguar se shtëpia u përfshi nga flakët brenda pak minutash.

Fatmirësisht, në banesë nuk ndodhej askush në momentin e përplasjes, ndërsa banorët e zonës u evakuuan për siguri.

Poll
SHQIPENGLISH