Politikë

Berisha ndan 3 “lajme të mira” me shqiptarët në Brescia

Shkruar nga Liberale
Berisha ndan 3 “lajme të mira” me shqiptarët në

Në takimin e tij me shqiptarët në Brescia të Italisë, kryedemokrati Sali Berisha veçoi 3 momente që për të përbëjnë lajme të mira, përgjatë javës që lamë pas.

“3 lajme shumë të mira nga kjo javë. Miqtë e mi, fasada ra! Së pari, dua t’ju them se të Hënën që kaloi u prita në Asamblenë Kombëtare të Këshillit të Europës, tempullit të madh të demokracisë, në dy dëgjesa. Pata një seri takimesh të veçanta, përfshirë këtu kryetarin e Asamblesë, në të cilat isha zëri i shqiptarëve. Paraqita narko-diktaturën e Edi Ramës, u thashë se për të marrë një mandat arrestojnë liderët e partive kryesore opozitare, licencojnë mbjelljen e kanabisit, aktivizon bandat e krimit të organizuar.

I informova se ne do fitojmë! Nuk ka banditë e banda që mund të mposhtë shqiptarët në diasporë! Më 11 Maj firmoset fundi i Edi Ramës, fundi i narko-diktaturës. Në Këshillin e Europës ia kishin anuluar datën sepse ishte sjellë në mënyrë të padenjë me shembullin e demokracisë. Darka iu anulua, sepse foli si narko-diktator. Por jo vetëm kaq, kishte marrë dhe banditë me vete, i marrë! Mendoi se do të trembte Europën me banditët e tij.

Të Mërkurën në PE, komisionin më të rëndësishëm të tij, në një akt madhor të jashtëzakonshëm u zhvilluan dëgjesa për Shqipërinë, kushtuar totalisht zgjedhjeve të 11 Majit. Parlamentarët europianë njëri pas tjetrit denoncuan dhunimin e zgjedhjeve të lira nga Rama, dhunimin e opozitës, shkrirjen e pushtetit të tij me krimin. Europa i ka sytë te 11 Maji, te vota juaj! Hapja e fushatës elektorale, në fakt ajo çelje fantastike e madhështore”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH