Ditën e djeshme u zhvillua Konferenca e Katërt Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë, ku u çelën negociatat për grupkapitullin e Tregut të Brendshëm.
Pas këtij takimi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një mesazh në rrjetet sociale shprehet se ky është një hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe gjithë kontribuesit në këtë sukses të ri!
Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre. Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë europiane", shkruan Spiropali.