Politikë

Berisha i përgjigjet Ramës për ‘non grata-n’: Blinken pritet të dalë para drejtësisë amerikane

Shkruar nga Liberale

Berisha i përgjigjet Ramës për ‘non grata-n’: Blinken

Kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët, iu përgjigj deklaratës ironizuese të kryeministrit Edi Rama, se ‘nuk mund të kalojë oqeanin se është non grata’.

Berisha e krahasoi veten me presidentin amerikan, Donald Trump, sa i takon daljeve para mediave dhe gazetarëve, ndërsa foli më pas për Antony Blinken, i cili mbante postin e sekretarit amerikan të shtetit kur u kryedemokrati u shpall ‘non grata’. Sali Berisha thsa se tani “Blinken është non grata në vendin e tij”

“Që të më bësh mua të komentoj deklaratën e një njeriu të ndyrë që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij. Kemi detyrim ndaj qytetarëve të paraqitemi para gazetarëve. Pardje lexova një artikull, Trump ishte paraqitur para gazetarëve nga 20 janari deri tani 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në 4 vite. Me këtë qëndrim antitransparencë dhe antimedia nuk ia vlen ta konsiderosh. Sa i përket asaj që tha, mund të them se Blinken sot është non grata në vendin e tij dhe uroj që të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se nëse Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri për t’i mbuluar skandalin McGonigal kazani po zien, ai skandal nuk mbyllet kurrë”.

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e cilësoi një turp kombëtar ‘non gratën’ e Sali Berishës nga SHBA..

“Non grata-n e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo historia që do hiqej në janar, shkurt, mars e prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH