E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo ka folur më shumë për ndodhitë e fundit në shtëpi, si dhe si i shikon ajo finalistët…
E pyetur sesi e komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit, ajo tha:
"Ne ishim në studio dhe për momentin nuk e kuptuam se çfarë ndodhi. Vetëm kur hymë në publicitet dhe po rishihnim videon. Është e paprecedentë, edhe momenti se si ndodhi ngjarja. Unë mendoj se jam ndër ato personazhe që kam vënë fytyrën time dhe jam ballafaquar me shumë urrejtje kur kam dalë kundër dhunës. Jam absolutisht kundër çdo lloj dhune, qoftë verbale ose fizike, sepse dhuna sjell vetëm dhunë. Nuk gjehet paqja me luftë. Pas shpullës pati një urrejtje kombëtare, që nuk ka lidhje absolutisht. Solli një lloj problematike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Më pas sjell probleme dhe për atë vetë si person, pastaj sjell urrejtje. Dhuna nuk ka asnjë lloj të mire. Por nuk duhen justifikuar dhe shumë veprime të Gjestit, janë komentuar me pak lehtësi. Mendoj që nuk ishte diçka momentale, sepse Jozi nuk është tip impulsiv. Nuk e kemi parë Jozin as tip asgresiv, as impulsiv gjatë periudhës së “Big Brother”, si personazhe të tjera. Mendoj që ai ka qenë reagimi final i disa eventeve të mbledhura së bashku. Kemi pasur dhe shumë gjëra që Jozi ka duruar gjatë periudhës që ka qenë brenda me Gjestin. Përshembull thyerja e syzeve, që ato kushtojnë. Mos të flasim pastaj për dëmin moral siç ishte hedhja e kryqit, që ishte poshtërim. Poshtërimi i objekteve fetare, edhe me kanun ka qenë dënuar. Nëse ti prishje xhami, kisha, apo kryq, ti dënoheshe. Por ai rezistoi. Jam e sigurt që po të ishte e kundërta do të ishte bërë nami, nëse Jozi do të kishte dëmtuar Gjestin. Pra, nuk kemi përballë një person agresiv dhe impulsiv, pavarësisht gjuhës së ashpër të Jozit."