Showbiz

“Ky Big më rriti!"/ Loredana reagon për herë të parë pas daljes nga BBV (FOTO)

Shkruar nga Liberale

“Ky Big më rriti!"/ Loredana reagon për herë të

Pasi përfundoi garën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale me një falënderim për publikun, stafin dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj në këtë reality show.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, ajo shpreh mirënjohjen e saj për familjen e Top Channel dhe për çdo person që ka punuar pas kuintave, duke theksuar:

“Faleminderit nga zemra të gjithëve! Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel… gjithmonë të palodhur e të duruar.”

Loredana ndalet edhe te përjetimet personale dhe transformimi që i ka sjellë eksperienca në BBVA:

“Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka…” – shkruan ajo, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj.

Në fund të postimit, Lori sqaron edhe pjesëmarrjen në dasmën që shkaktoi reagime të shumta në publik:

“Shkova në dasmë për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë… çdo veprim ka një arsye brenda meje.”

“Ky Big më rriti!"/ Loredana reagon për herë të

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH