Shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen”, tha Balina Bodinaku për incidentit e rëndë në BBV dhe e konsideroi veprimin e Jozit si të qëllimshëm
Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, banori i “Big Brother VIP Albania 4”, vazhdon të marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit e tij, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në mbarë botën.
Në një shenjë të veçantë mbështetjeje, një billboard me fotografinë e artistit nga Peja është shfaqur në Times Square në New York, si një shenjë përkrahjeje për të përpara finales së madhe të spektaklit.
Ky billboard është një simbol i dashurisë dhe përkrahjes nga fansat e Gjestit, që po e ndjekin nga afër aventurën e tij në Big Brother VIP.
Pas një gjysmëfinaleje dramatike dhe të mbushur me emocione, katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesti dhe Egli Tako.
Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill dhe vetëm njëri prej tyre do të arrijë të fitojë çekun me 100 mijë euro. Cili prej tyre do të jetë fituesi i “Big Brother VIP 4”?
Sakaq, Balina Bodinaku ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story në Top Channel ngjarjen e paprecedentë të ndodhur në spektaklin Big Brother Albania, ku Jozefin Marku goditi Besart Kelmendin.
Ajo tha se ai veprim i konkurrentit që u eliminua nga gara, ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen.
“Ishte shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen, duke dashur të merrte ‘burrninë’ në dorë duke bërë atë gjest, duke dashur të tregojë se është më i fortë se fituesi. Ajo nuk ishte sjellje rastësore, mendoj se ishte e qëllimshme dhe e menduar, e menduar keq, por e menduar”, tha ajo.