Mëngjesin e së dielës së 11 Majit qytetarët shqiptarë do t’iu drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe për të formuar kështu qeverinë e re, e cila do të jetë në pushtet për një mandat 4-vjeçar.
Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj here të gjithë shqiptarët e diasporës që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, nga shteti ku jetojnë. Ndërkohë shpërndarja e fletëve të votimit ka nisur.
Duke u përqendruar pikërisht tek zgjedhjet e 11 Majit nga emisioni “Opinion” në Tv Klan, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sqaroi për publikun se si do të zhvillohet procesi i votimit. Në studio ai soli gjithashtu dhe një shembull të fletës së votimit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Celibashi tregoi se kur mund të jetë gati rezultati për partitë politike dhe kandidatët e listave të hapura.
Blendi Fevziu: Kur mendoni ju zoti Celibashi që ne do të kemi një rezultat të zgjedhjeve?
Ilirjan Celibashi: Besoj se pa u mbyllur dita e martë do të kemi rezultatet si për partitë politike ashtu edhe për shpërndarjen e mandateve për kandidatët në listën e hapur.
Blendi Fevziu: Duke u mbyllur dita e martë, që i bie rreth 48 orë pas mbylljes së momentit të votimit.
Ilirjan Celibashi: Do përpiqemi që të jemi brenda parashikimeve të ligjit. E kemi bërë dhe në vitin 2021, që edhe rezultatet për partitë politike dhe koalicionet, por edhe kandidatët në listën e hapur t’i kishim rezultatet.
Blendi Fevziu: Ku do ketë votim elektronik?
Ilirjan Celibashi: Do ketë vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Është një projekt pilot në fakt.
Blendi Fevziu: Ngelët vetëm në Vorë edhe herës që kaloi në Vorë, pse nuk e bëni në të gjithë Tiranë dhe të hiqni gjithë sikletin.
Ilirjan Celibashi: E kemi diskutuar me partitë politike dhe akoma nuk ka një besim, ka hezitim