Arte

FOTO HISTORIKE/ Nxënës dhe studentë te Ekspozita "Shqipëria sot" në vitin 1981, për “arritjet e socializmit”

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Nxënës dhe studentë te Ekspozita

Nuk kishin  ndoshta as rëndësi dhe as kuptim fotot e tjera, veç asaj të Enver Hoxhës. Nxënësit dhe studentët duhet të mbanin shami pionieri kudo që shkonin. Përveç shkollës, edhe në evente kulturore dhe artistike. 

Është kjo foto e vitit 1981, në një ekspozitë në Tiranë, në ambjentet e ish-ekspozitës “Shqipëria sot”.  

Ekspozita “Shqipëria Sot” ka qenë një sallë ekspozimi në Tiranë, e ndërtuar në vitin 1970 dhe e prishur në vitin 2011, për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve.

Ekspozita paraqiste dhe propagandonte arritjet kryesore më të fundit në fushat e ekonomisë, të kulturës e të arsimit, përparimin teknik e shkencor dhe rrugën e ndërtimit të socializmit në Shqipëri.

Përmbante makineri e prodhime të tjera të vendit, të dhëna statistikore, makete, fotografi etj. Jepte ndihmesë për përhapjen e arritjeve të revolucionit tekniko-shkencor dhe për arsimin e kulturën.    

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH