Dijonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram se këtë sezon mbështet plotësisht konkurrenten Nur. Në një video të postuar në “story”, ai shfaq momentin kur Nur i shpëton televotimit dhe e shoqëron me fjalët:
“Ma suportoni Nurin se është më e mira, më e drejta.”
Nur ishte mes të rrezikuarve për të lënë fermën gjatë mbrëmjes së djeshme, një situatë që u komentua gjerësisht edhe nga opinionistët e spektaklit, Zhaklin Lekatari dhe Kastro Zizo.
Në fund të mbrëmjes, publiku vendosi që Albi të ishte i eleminuari i radhës. Ai e priti rezultatin me sportivitet dhe një qëndrim mjaft pozitiv, duke u ndarë me dashamirësi nga banorët e tjerë.