Albi është fermeri i cili mbyll aventurën e tij në Ferma VIP 2. Ai ishte fermeri më pak i votuar nga publiku. Pasi Luana lexoi 6 emrat e parë të cilët shpëtoheshin nga publiku pas televotimit të së premtes, Albi dhe Danela ishin dy fermerët që mbetën të fundit. Mes emocioneve të forta Luana lexoi zarfin, dhe më pak i votuari nga publiku ishte Albi. Ai është fermeri i dytë që largohet nga Ferma Vip 2 pas Silavnës javën e shkuar.
“Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe duhet të largohet sonte nga Ferma VIP 2 është Albi”, lexoi Luana në zarfin ku shprehej verdikti i pubklikut.
Ndërkohë para largimit me të drejtën që i jep AGAI, Albi ka zgjedhur dhe kryefermerin për javën e ardhshme, i cili është Frederiku.