Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të martë sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Pasi doli nga SPAK ajo deklaroi para kamerave se arrestimi i Ilir Metës të cilin e cilësoi si "rrëmbim", sipas saj është bërë me urdhër të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Por jashtë ambienteve të SPAK, teksa po futej në godinë, Kryemadhi u shkëmbye me deputeten e PD Albana Vokshi, ku Kryemadhi dëgjohet t'i thotë Vokshit:
“Ai është më i pacipi dhe bravo i qoftë, i vetemi që pasurohet duke qenë në opozitë”, megjithatë nuk dihet se për kë e kishte fjalën Kryemadhi.