Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar ngjashmërinë fizike me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike
Sinaj ka thënë se, ndonëse nuk ka asnjë problem me kundërshtarët e tij politikë, ka vënë re se ai dhe LaCivita duken shumë të ngjashëm fizikisht.
“Nuk kam problem me kundërshtarin LaCivita, nuk më lidh gjë me atë, por kam parë nëpër media që kanë shkuar dhe kam para foton që kemi një ngjashmëri, jemi si sozi të njëri-tjetrit,” tha Sinaj në News24.
Ai shtoi se në fakt, për të, sfida më e madhe është brenda Partisë Socialiste dhe jo përballë PD-së.
“Unë vlerësoj se nuk kemi garë me kundërshtarin, më shumë kemi garë me njëri-tjetrin në PS,” përfundoi ai, duke theksuar se partitë politike duhet të përqendrohen tek zhvillimi i brendshëm për të ofruar mundësi më të mira për vendin.