Politikë

Shqipëria në BE / Rama i përgjigjet komenteve të ndjekësve: Jemi në rrugën e duhur dhe po punojmë shumë për këtë!

Shkruar nga Liberale

Shqipëria në BE / Rama i përgjigjet komenteve të

Shqipëria hapi ditën e djeshme grupkapitullin “Tregu i Brendshëm”, i treti në total që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në konferencën e katërt qeveritare të zhvilluar në Luksemburg, ishte i pranishëm vetë kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se Shqipëria do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për mbylljen e negociatave me BE deri në 2027, duke punuar për mbylljen e grupkapitujve dhe kapitujve me një ritëm pune shumë të lartë.

Ndërkaq sot gjatë rubrikës “Sy m’sy”, Rama bëri me dije se gjatë takimeve të zhvilluara ditën e djeshme në Luksemburg u diskutua për ecurinë e negociatave. Rama shtoi se BE është më e interesuar se kurrë për zgjerim dhe shikon te Shqipëria një aktor të besueshëm.

"Kalendari përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga Bashkimi Evropian. Sot BE është më i interesuar se asnjëherë për zgjerim dhe shikon te Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë. BE-ja nuk të fal absolutisht asgjë. Kurrë nuk është në situatën e një bamirësi. Nuk ka asgjë më të padiskutueshme lidhur me gjithë procesin e shtetbërjes në Shqipëri se sa rezultatet e monitorimit të BE-s.

Të gjith të tjerat janë muhabete pazari. Gjithë ato broçkulla, gjithë ai llum që hidhet çdo natë…nuk do kishim shans ne të merrnim 2027 si datë për të mbyllur negociatat. Të gjitha rezultatet e vëzhgimeve të vazhdueshme që bën BE-ja, e dini sa njerëz janë angazhuar në Bruksel për procesin e hulumtimit të situatës së Shqipërisë? 1000 vetë, nga të gjitha departamenet. Si mund të gabojnë? Kua-kua-kuatë i ke çdo natë nëpër sallonet e berberhanave televizive dhe rruajnë e qethin kë t’i dalë përpara. Jemi absolutisht në rrugën e duhur. Kemi ende shumë për të bërë dhe po punojmë, kemi të meta por jo ato të meta që na i këndon këneta."- u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH