Politikë

Rama në Luksemburg: Anëtarësimi në BE, presim me padurim që të mbyllim të gjithë grupkapitujt brenda 2027!

Shkruar nga Liberale
Rama në Luksemburg: Anëtarësimi në BE, presim me padurim

Mbrëmjen e sotme është mbajtur konferenca e përbashkët  për shtyp në Luksemburg mes ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, komisioneres për Zgjerim, Marta Kos dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij,


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksenburg, ku zhvilloi një konferencë ndërqeveritare me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski dhe Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Rama falenderoi Sikorskin dhe Kos, të cilët kanë ndihmuar në procesin e hapjes së grupkapitujve.

Kreu i qeverisë u shpreh se shpreson që brenda vitit 2027 të mbyllen të gjitha grupkapitujt e negocimit për t’u anëtarësuar në BE.

“Në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë tanë ukrainas, mbështes çdo fjalë që thatë par atë që thatë jo shumë larg nga këtu, në tokën europiane,si një krim i pamohueshëm lufte. Saktësisht, 6 muaj më parë qëndroja në këtë sallë, pasi çelëm bisedimet për grupkapitujt 1. U kthyem më pas dhe çelëm bisedimet për grupkapitujt 6 dhe sot jemi prapë këtu për të ecur përpara me grupkapitujt 2.

Nuk mund të mos shpreh fjalë mirënjohësve për presidencën polake për punën e saj për ta çuar përpara këtë proces. Jemi po kaq mirënjohës për mbështetjen e shteteve të tjera të BE-së, për ta çuar përpara këtë gjë. Do të duket vërtet diçka që është habitëse për ne, duke pasur parasysh prej nga vijmë. Falënderimet tona të sinqerta shkojnë për kryekomisioneren Marta Kos, e cila dikur thyente rekorde duke shpuar ujë. Tashmë është bërë kronometri i vendeve tona. Po presim me padurim që brenda 2027 që të gjithë grupkapituj jo vetëm të jenë çelur dhe të jenë mbyllur.”

Ministri polak Sikorski u shpreh se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë ishte e sukses dhe ka të bëjë me tregun e përbashkët.

“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në fillim 2025 prita komisioneren Kos në Varshave. Zgjerimi i BE ishte në thelb të  bisedimeve tona.

Pas një konferencë shumë të suksesshme ndërqeveritarë me Shqipërinë gjatë së cilës grup kapitulli i dytë i negociatave kushtuar tregut të përbashkët u çel.

Kapitujt që hapëm sot janë jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE. Reformat e nevojshme do të rrisin mundësi tregtare dhe do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investimet tuaja.

BE është e ardhme e mirë, e sigurt dhe e begatë, qysh që kur ne e kemi përjetuar në Poloni në 2004 dhe ata që janë larguar nga BE janë penduar.

Shpresoj që muajt e ardhshëm të kemi mundësi të zhvillojmë konferenca të tjera ndërqeveritare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH