Globi

Paralajmëron Zelensky: Ndaleni Rusinë, ose do shpërthejë luftë globale!

Shkruar nga Liberale

Paralajmëron Zelensky: Ndaleni Rusinë, ose do shpërthejë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ringjallur polemikat me deklaratat e tij më të fundit rreth luftës në Ukrainë, duke fajësuar jo vetëm Kievin, por edhe liderët botërorë për nisjen e konfliktit.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, Trump u shpreh se “gabimi ishte që lamë luftën të ndodhte” dhe se “kurrë nuk duhet të fillosh një luftë me dikë që është 20 herë më i madh”.

Më vonë u përpoq të korrigjojë qëndrimin e tij, duke shpërndarë përgjegjësinë mes presidentit Joe Biden, liderit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin:

“Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte filluar kurrë. Biden dështoi ta ndalonte, Zelensky mund ta kishte bërë dhe Putini nuk duhet ta kishte nisur asnjëherë. Është faji i të gjithëve”.

Trump njoftoi gjithashtu se së shpejti do të paraqiten disa propozime konkrete për ndalimin e konfliktit në Ukrainë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, situata në terren mbetet dramatike. Një ditë pas bombardimeve në qytetin ukrainas të Sumyt, Kremlini përmes zëdhënësit Dmitry Peskov deklaroi se Rusia po godet “vetëm objektiva ushtarakë”. Por sipas autoriteteve ukrainase, 34 civilë, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmin e fundit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi duke theksuar se nëse Putini nuk ndalet në Ukrainë, ai mund të tentojë të pushtojë territor të NATO-s, duke e përshkallëzuar situatën drejt një konflikti global: “Nëse nuk jemi të vendosur, Moska do të përparojë më tej. Qëllimi i tij është rikrijimi i një perandorie ruse”, tha ai.

Zelensky gjithashtu komentoi deklaratat e fundit të Trump dhe zëvendëspresidentit të tij J.D. Vance, duke thënë: “Nuk ka rrugë të mesme këtu. Ka një agresor dhe një viktimë. Rusët janë agresori, ne jemi viktima. Është e qartë për të gjithë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH