Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sulmoi mazhorancën sot, duke thënë se ‘luksi për zyrtarët është i papranueshëm’.
Gjatë bashkëbisedimet me personat me aftësi ndryshe, ai hodhi akuza se socialistët pranojnë dhurata ‘orë me diamante me vlerë 500 mijë euro dhe vishen me veshje të kushtueshme sikur janë princesha’,
“Të qenit zyrtar kërkon që të respektosh një kod. Ka një kod, por çfarë tu thuash, ato bëjnë garë, vishen me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha. Kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro. Orë me diamante. Luksi për zyrtarët është i papranueshëm.
Pranon dhurata shumë të shtrenjta për të dhënë leje ndërtimi, licenca. 11 maji është një ditë përcaktuese, vendimtare, ndaj ju ftoj të bëni çfarë keni në dorë. Kjo është një e keqe e madhe, po e zbraz Shqipërinë.- u shpreh Berisha.