Kronikë

Dy makina bëhen copash në aksin Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Shkruar nga Liberale

Dy makina bëhen copash në aksin Elbasan-Tiranë, plagoset një

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ibës, përgjatë aksit Elbasan-Tiranë, ku janë përplasur dy automjete tip Audi dhe Volkswagen.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore.

Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH