Kronikë

Dy tentativa vetëvrasje në Tiranë, 54-vjeçari hidhet nga kati i 9-të i pallatit

Shkruar nga Liberale

Dy tentativa vetëvrasje në Tiranë, 54-vjeçari hidhet nga

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Tiranë dhe janë raportuar nga Policia e Tiranës. 

Sipas policisë së Tiranës, ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”, ku 54-vjeçari, sipas dyshimeve të para, është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

Në rrugën ‘Hamdi Sulçebe’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi O. L., 54 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në ngjarjen e dytë, një 42-vjeçar ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga Piramida. Pas negociatave me efektivët e policisë, ai është zbritur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Shtetasi A. G., 42 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga Piramida në Tiranë. Pas negociatave me shërbimet e Policisë, ky shtetas është zbritur nga lartësia dhe është transportuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH