Kronikë

Aksident në aksin Fier-Levan, plagoset një person

Shkruar nga Liberale

Aksident në aksin Fier-Levan, plagoset një person

Një aksident raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan.

Një motomjet është goditur nga një furgon dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit" - tha policia.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH