Showbiz

Ronaldo Sharka fyen rëndë Gjestin: Po të isha menaxheri i tij do i bëja një video ku të mësonte alfabetin…

Shkruar nga Liberale

Ronaldo Sharka fyen rëndë Gjestin: Po të isha menaxheri i tij do

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë se sa mund ta menaxhojnë famën dhe popullaritetin ish-banorët e BBV4…

Në studio u hap dhe një diskutim mbi si mund të ishte një skenar shumë i mirë i kundërpërgjigjeve ndaj njëri-tjetrit të disa prej ish-banorëve në deklaratat e tyre publike:

Ronaldo: Pasi pashë këtë intervistën e Laertit tek “Shqipëria Live”, ku thotë që Gjesti është analfabet funksional, nëse unë do të isha menaxheri i Gjestit, do e merrja atë, do merrja dhe alfabetin shqop dhe me një shkop do vendosja Gjestin që të interpretonte: ‘A’ e madhe e shtypit, ‘a’ e vogël e shtypit. Pra, pse nuk i bëjnë këto gjëra, nuk e kuptoj. Unë realisht duhet të hap një studio që të menaxhoj VIP-a tani që po e mendoj.

Rea: Ti ke shumë ide, që jashtë do të shkonin shumë. Sepse të huajt vdesin për këto gjëra.

Ronaldo: E imagjinon sa mund ta argëtonte publikun? Laerti del e flet seriozisht, anatemon fitoren e Gjestit, unë nga ana tjetër do e merrja Gjestin që të mësonte alfabetin, në një Reels në Instagram. Valbona Mhilli për shembull… Pse dreqin, kur doli nga ky “Big Brother”, nuk poston foto me libra, duke mësuar Auschwitzin? Pse nuk i bëjnë këto gjëra? Nuk e kuptoj. Por e kanë mendjen që të bëjnë Reels në Instagram me xixa e me gurë?

Rea: Sepse për të kuptuar këtë lloj humori ose këtë lloj qasje, njerëzit duhet të jenë pak si puna jote dhe e imja, sepse mua më pëlqejnë këto ironitë. Por mendoj që publiku do më shumë këto ‘gold & glitter’.

Ronaldo: Por më beso që i do edhe këto të tjerat. Unë mbaj mend atëherë me ‘beef’-in tim me Luizin, ku thoshte ‘hajde merri ato 5 mijë euro’ para dy vitesh, unë postova një video në InstaStory me një çantë në dorë, për të ikur për të marrë lekët. Dhe të gjithë e kuptuan dhe u argëtuan.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH