Kronikë

Dy PISTAT: Çfarë dihet nga hetimet e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Dy PISTAT: Çfarë dihet nga hetimet e atentatit me 4 të plagosur

Pistat në të cilën vijojnë hetimet e grupit hetimore janë të përqëndruara tek konfliktet e mundshme që mund të ketë babai i dy fëmijëve të mitur, por nuk përjashtohet mundësia e ngatërresës së objektivit.

Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë identitet të atentatorëve ku mbetën të plagosur 4 persona në Lundër.

Grupi hetimor është duke kontrolluar të gjitha kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve dhe për të kuptuar itinerarin e tyre, si dhe personat e tjerë që mund t’i kenë ndihmuar për tu arratisur.

Dy ditë pas ngjarjes, shërbimet e policisë gjetën në afërsi të fshatit Fikas në Mullet, një motor të djegur i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

5 minuta pas ngjarjes, në po të njëjtin vend ka kaluar një tjetër G-Class, për të cilin po punohet për të kuptuar se në pronësi të kujt është dhe nëse ishte ai shënjestër e atentatit, ndërkohë ende nuk është bërë i mundur idenitifikimi i targës.

Dyshohet se autorët kanë qëndruar për një kohë të gjatë deri në momentin e atentatit ku qëlluan në drejtim të automjetit tip G-Class mbrëmjen e së enjtes së shkuar, ku si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur 4 persona.

Breshëria e plumbave gjithashtu kapi edhe një automjet tjetër në lëvizje, por dëshmia e drejtuesit të mjetit nuk i ka ndihmuar hetuesit pasi nuk ka arritur të shquaj autorët.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH