Kronikë

TRAGJEDI në Gramsh, humbin jetën dy të rinj nga shembja e masivit të dheut! (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI në Gramsh, humbin jetën dy të rinj nga shembja e masivit

Një aksident tragjik raportohet se ndodhi pasditen e sotme në fshatin Holta në Gramsh ku në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv, ku si pasojë kanë humbur jetë dy të rinj.

Policia njofton se viktimat janë Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç.

Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur me urgjencë ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH