Politikë

LAJMI I DITËS: Zbardhet refuzimi i DASH pas 2 kërkesave të Berishës për t’u pajisur me vizë amerikane

Shkruar nga Liberale

LAJMI I DITËS: Zbardhet refuzimi i DASH pas 2 kërkesave të

Mediat publikuan sot dokumentet ku rezulton se kryedemokrati Sali Berisha i ka drejtuar 2 herë kërkesë sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me qëllim pajisjen me vizë të SHBA-ve, për të udhëtuar atje.

Nga dokumenti duket se kërkesa mban firmën e 15 organizatave shqiptare në SHBA, të cilat janë edhe sponsorë të pagesës 6 milionë dollarëshe në emër të PD-së, për kontratën e lobimit në SHBA.

Berisha, i shpallur Nongrata në Maj 2021 prej administratës së udhëhequr nga Joe Biden, gjatë një konference për shtyp, mbajtur gjatë kësaj jave, mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.
Berisha shkoi më tej kur tha se që kur kishte dorëzuar postin e kryeministrit në vitin 2013, kurrë nuk kishte planifikuar një udhëtim të tillë.

Unë të kërkoj vizë? Jo, nuk kam kërkuar vizë që kur kam lënë detyrën e Kryeministrit, asnjëherë.
Ndërkohë që zoti Berisha mbajti këtë qëndrim e vërteta faktohet përmes dokumenteve zyrtare depozituar në departamentin FARA si një detyrim ky ndaj lobistëve në SHBA.
Dokumenti tregon se kompania e lobimit Continental, e cila ka lidhur kontratën 6 milionë dollarëshe me Partinë Demokratike, ka bërë dy kërkesa në emër të Sali Berishës.
Përpjekja për një vizë amerikane në pasaportën e Sali Berishës ka nisur në datën 28 Mars tre ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore.

Kërkesa është publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po në të njëjtën faqe vijon të jetë i publikuar edhe sanksionimi i Sali Berishës “non grata”.

“Ne i kërkojmë me respekt Departamentit të Shtetit të SHBA-së të lëshojë një vizë hyrje-daljeje për Prof. Sali Berishën, duke i mundësuar atij të marrë pjesë në këto ngjarje të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Prania e tij do të përforcojë lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke çuar më tej angazhimin tonë të përbashkët ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në dokument.

LAJMI I DITËS: Zbardhet refuzimi i DASH pas 2 kërkesave të

LAJMI I DITËS: Zbardhet refuzimi i DASH pas 2 kërkesave të

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH