Politikë

Mziu akuzon PS për shpërndarje parash në këmbim të votave në Dibër

Shkruar nga Liberale.al

 

Mziu akuzon PS për shpërndarje parash në këmbim të


Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka publikuar disa video në rrjetet sociale, duke akuzuar Partinë Socialiste për shpërndarje parash në këmbim të votave në fshatin Radovesh, Gollobordë, Dibër.

Në pamjet e publikuara, shihen disa persona duke u përfshirë në një përplasje, ndërsa Mziu pretendon se një punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, Ndriçim Sula, së bashku me mbështetës të PS-së, kanë shpërndarë para për të siguruar vota. Ai shton se dy qytetarë që po filmonin aktivitetin janë dhunuar nga punonjësi i policisë dhe persona të tjerë të lidhur me PS-në.

Mziu akuzon PS për shpërndarje parash në këmbim të

Mziu ka etiketuar këtë veprim si një tentativë për blerje të votave dhe ka kërkuar që organet kompetente të ndërhyjnë për të ndaluar këto praktika. Ai ka theksuar se është e domosdoshme që zgjedhjet të zhvillohen në kushte të ndershme dhe pa ndikime të jashtme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH