Kronikë

Kush është i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare që u prangos sot në Pire të Greqisë?

Shkruar nga Liberale

Kush është i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare

Prangoset në Greqi i shumëkërkuari i drejtësisë, Ardian Ahmetaj, i akuzuar për vrasjen e Besnik Hidës, një tregtar i makinave, i cili u qëllua me disa plumba teksa ishte duke pirë kafe në lagjen Skënder Libohova

Anëtar i grupit të Laert Haxhiut është arrestuar pas informacioneve që siguruan forcat e policisë shqiptare për vendndodhjen e 51-vjeçarit. Ahmetaj u prangos këtë të shtunë në Pire dhe menjëherë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Gjykata e Fierit në vitin 2023 vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e shtetit në deklaratën për shtyp thotë se Ahmetaj dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Besnik Hidës, krim i ndodhur në Lushnje në 2019-ën. Hetuesit mundën të mblidhnin provat dhe të akuzonin tre anëtarët e bandës: Ardian Ahmetaj, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbilin.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH