Bota

Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës”, kishën ku ruhet ikona që iku në Mesjetë

Shkruar nga Liberale.al

Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës”, kishën ku

Papa Leoni XIV vizitoi ditën e sotme, më 10 maj 2025, shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacano, një vend i shenjtë për shqiptarët, ku ruhet ikona e njohur si Zoja e Shkodrës. Kjo figurë e Virgjëreshës Mari ka një histori të pasur, duke u shpëtuar shkatërrimeve turke në shekullin XV dhe duke u zhvendosur në Gjenacano, ku është pritur nga etërit augustinianë.

Papa Leoni XIV, i cili është pjesë e urdhrit augustinian, shprehu dëshirën për të vizituar këtë vend të shenjtë si një akt simbolik i shërbesës së tij të re. Ai u lut para figurës së Zojës dhe përshëndeti besimtarët në sheshin e kishës. Kjo vizitë është një vazhdimësi e traditës, pasi edhe papë të tjerë, si Gjoni XXIII në vitin 1959 dhe Gjon Pali II në vitin 1993, kanë vizituar këtë shenjtërore

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH