Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës.
Dy persona që lëviznin me motor janë plagosur dhe raportohet paraprakisht se ndodhen në gjendje të rëndë.
Dyshohet se një automjet i ka prerë rrugën motorit dhe me pas është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat për rastin në fjalë.