Kronikë

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

Shkruar nga Liberale
Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit.  Në 47-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur është futur me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara.

Sipas njoftimit të policisë, 47-vjeçari i cili është arrestuar dyshohet se gjithashtu e ka ngacmuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 47 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, dyshohet se e ka ngacmuar sekualisht atë”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH